ShowBiz

Ariana Grande ndërpret turneun pas sulmit në Mançester

Ylli i muzikës pop Ariana Grande të mërkurën ka ndërprerë turneun pas sulmit në koncertin e saj në Mançester, në të cilin u vranë të paktën 22 persona.

“Për shkak të ngjarjeve tragjike në Mançester turneu i Ariana Grande “Femra e rrezikshme” ndërpritet derisa të mos e vlerësojmë situatën dhe t’i respektojmë të gjithë ata që humbën jetën”, thuhet në kumtesën e ekipit të këngëtares, transmeton AFP.