Pop ylli amerikan Ariana Grande do të mbajë koncert humanitar të dielën në qytetin anglez Mançester, kushtuar viktimave të sulmit vetëvrasës të javës së kaluar në këtë qytet, njoftoi kompania e saj e produksionit, transmeton KosovaPress.
Në koncert do të paraqiten edhe kolegët e saj Justin Bieber, Katy Perry, Miley Cyrus, grupet Take That dhe Coldplay, njoftuan organizatorët.