Ariana ka thyer një rekord të ri.
Ariana Grande është një prej artisteve më të suksesshme në rrafshin ndërkombëtar, shkruan lajmi.net.
Ajo numëron suksese të njëpasnjëshme në muzikë, por jo vetëm, dhe këtë e dëshmoi edhe me rekordin që e theu në rrjetin social Instagram.
Këngëtarja ka arritur të grumbullojë shifrën prej 200 milionë ndjekësish në Instagram, duke u bërë femra e parë që e arrin këtë.
Njëherësh, Ariana me këtë rekord ka lënë pas yllin televiziv Kylie Jenner dhe këngëtaren Selena Gomez.