ShowBiz

Argjentina publikon fotografinë më të ëmbël me djalin (Foto)

Këngëtarja Argjentina Ramosaj njihet si njëra ndër artistet nëna më të përkushtuara ndaj fëmijës.
Ajo vazhdimisht publikon imazhe në rrjete sociale bashkë me djalin e saj, Noah, shkruan lajmi.net.

Së fundi, ajo ka postuar një foto në të cilën shihet e shtrirë në shtrat bashkë me vogëlushin, duke ia dedikuar disa fjalë të ëmbla.

“Kenaqesia me e madhe ne jete…” shkroi këngëtarja sipër fotos që mori shumë komente dhe pëlqime nga ndjekësit.

Kënga e fundit nga Argjentina është “Pse”, të cilën e solli në muajin maj të këtij viti.