Ardit Gjebrea ka dhënë një njoftim shumë të rëndësishëm për “Këngën Magjike”.
Festivali “Kënga Magjike” po vazhdon të komentohet edhe pas përfundimit të tij, sidomos çështja e votimit.
Ardit Gjebrea përmes një postimi në llogarinë e tij në Instagram, ka shkruar se Kanita do kalonte në finale nëse do merreshin për bazë edhe votat e publikut, shkruan lajmi.net.
“Nëse në votimin për natën finale do ishin marrë parasysh votat e publikut në faqen këngamagjike.com atëherë Kanita do të ishte në Finale!”, ka shkruar Arditi.
Ai po ashtu ka konfirmuar se edicioni i radhës do të vije me disa ndryshime, një prej tyre është pikërisht çështja e votimit.
“Edicioni 21 do të vijë me ndryshime në votime: Këngëtarët + Votat e publikut në Internet + Votat e jurisë New Artist”, shtoi ai. /Lajmi.net/