Ardian Bujupi ka vendosur që duetit të suksesshëm me Xhensila Myrtezajn t’ia sjell edhe remiksin.
Ardian Bujupi përmes rrjeteve sociale ka bërë të ditur që ka realizuar remiksin e këngës “Çika çika”, shkruan lajmi.net.
Këtë herë ai ka bashkëpunuar me artistin Farruko, ndërsa kënga do të publikohet të premtën (22 shkurt).
Farruko është artist i njohur latin, i cili ka bashkëpunuar edhe me reperen e famshme Nicki Minaj për këngën “Krippy Kush”.
Kujtojmë që projekti i fundit nga Ardian Bujupi është “Guns & Roses” në bashkëpunim me Helly Luv. /Lajmi.net/