Arda Turan nuk po gjen hapësirat e duhura te skuadra e Barcelonës.
Reprezentuesi turk mund të largohet nga Camp Nou, pasi që nuk po gjen vend në formacionin startures të Luis Enriques.
Për Ardan, ka shfaqur interesim Liverpooli i cili dëshiron ta transferojë lojtarin në Anfield.
Sipas ‘Don Balon’, trajneri i Liverpoolit, Jurgen Klopp ka përzgjedhur Ardan si objektivin kryesor për verën e ardhshme, pasi që e ardhmja e Philippe Coutinhos në Liverpool është e paqartë, meqenëse për brazilianin po interesohen shumë ekipe, përfshirë këtu edhe Barcelonën.
Aktualisht Liverpooli kryeson tabelën e Premier Ligës.