Eksperti i cështjeve të sigurisë, Arben Qirezi, në lidhje me sulmin terrorist në aeroportin “At”turk” në Stamboll ka thwnw nw Info Magazine, se I ashtuquajturi Shteti Islamik përmes sulmeve terroriste po tenton të tregojë praninë e vet. Sipas Qirezit, është pothuajse e pamundur që shtetet të ruhen nga sulmet terroriste.
“Këto janë në vazhdën e sulmeve të përsëritura që kanë ndodhur në Turqi, në fakt Turqia ka qenë më e nënshtruara nga këto sulme në krahasim me vendet evropiane. Mesazhet që po dërgohen përmes sulmeve janë së pari ISIS dëshiron të ritheksojë praninë e vet. E dyta ISIS po bartë sulmet e veta jashtë territorit të tij dhe e treta ka të bëjë me strategjinë afatgjatë të ISIS është destabilizimi i Turqisë dhe besoj që kjo është arsyeja pse ka pasur kaq shumë sulme në Turqi”.
Ai ka thënë që është shumë vështirë që Turqia të mbrohet nga këto sulme pasi që ajo është shumë afër vendeve që janë në konflikt.
“Turqia ka qenë e mbërthyer nga sulmet terroriste, mos të harrojmë edhe gjatë viteve 70 kur një regjim ushtarak ka sjellë stabilitet në Turqi”.
“Mos të harrojmë që Turqia kufizohet me Sirinë dhe është shumë afër vendeve të konfliktit”.
“Qëllimi afatgjatë e ISIS është destabiliteti i Turqisë në mënyrë që të shfrytëzoj atë terren për vete”.
Sipas Qirezit, është pothuajse e pamundur që shtetet të ruhen nga sulmet terroriste.
“Pavarësisht masave të sigurisë që mund të ndërmerren asgjë nuk është e pamundur dhe gjithçka është e mundur. Duke pasur parasysh rëndësinë rëndësinë e aeroportit kjo është edhe një sulm ekonomik ndaj Turqisë, gjë që shkakton destabilitet politik”.