Është një nga moderatoret që komentohet më së shumti për shkak të talentit që ka në prezantim por edhe për shkak të bukurisë së saj.
Është fjala për Arbana Osmanin e cila së fundmi po përflitet pasi i është rikthyer moderimit në realityshou me të ndjekur në Shqipëri, Big Brother Albania 9, shkruan lajmi.net
Së fundmi, në llogarinë e saj në Instagram, Arbana ka hedhur një foto në të cilën shihet se dukej mjaft seksi me fustanin e shkurtër.
Por, vëmendjen më të madhe e ka marrë fytyra e saj pasi që ajo ishte paraqitur me pak grim dhe dukej mjaft e freskët!