Ndonëse transmetimi nuk ka nisur, Arbana i ka vënë punët në vijë; ka zgjedhur sërish të bashkëpunojë me autoren e dikurshme italiane Alessia Vessiçhio dhe me sa duket, rikthimi i saj në Shqipëri e ka bërë entuziaste prezantuesen. Aq e lumtur shfaqet Arbana në krah të Alessias, sa ka harruar të vendosë dhe rripin e sigurimit.
Në videon e postuar nga vetë prezantuesja në IG, ajo është duke kënduar ndërsa autorja italiane e filmon. Por, mungesa e rripit të sigurimit ka ngjallur pakënaqësinë e ndjekësve të saj të cilët e kritikojnë në komente.