Moderatorja e Top Channel Arbana Osmani e ka nisur ditën e sotme me një nga përqafimet më të ngrohta që ajo mund të merrte.
Osmani ka publikuar një foto në Instagram në të cilën shfaqet duke përqafuar plot dashuri vogëlushin e saj Jonin. Megjithatë veç dashurisë së madhe mes tyre vihet re se nënë e bir janë kombinuar edhe në detaj me njëri-tjetrin si në rroba ashtu edhe tek atletet. Foton Osmani e ka shoqëruar vetëm me një zemër. Ndërkohë në tetor ajo pritet të nis emisionin e saj të ri në Top Channel “Dua të të bëj të lumtur”.
