Aktuale

Arban Abrashi do t’i kërkonte ndihmë Babadimrit për rritjen e pensioneve

Vitin që e lam pas, Ministri për Pune dhe Mirëqenie Sociale në Kosovë, Arban Abrashi, e ka quajtur mjaftë sfidues. Abrashi ka thënë se si dëshirë për vitin e ri, Babadimrit do t’i kërkonte rritjen e pensioneve për kosovarët. “Të shohim rezultate nga puna të cilën e kemi bërë këtë vit. Të vazhdojmë punët e mira, dhe shpresoj që të kem më shumë kohë për familje”,ka uruar ai.

Ministri në një intervistë dhënë Telegrafit ka uruar qytetarët e Kosovës për ndrrimin e moteve

Si ka qenë në përgjithësi viti 2016 për juve?

Abrashi: Të them të drejtën ka qenë vit shumë sfidues, si në kuadër të punës në Ministri, por gjithashtu edhe në diskursin politik në përgjithësi. Mirëpo me një fjalë do ta përmbledhja si vit pozitiv.

A beson në Babadimër, nëse po cila do të ishte kërkesa e parë për të?

Abrashi: Na kanë thënë që Babadimri është njeri i mirë, kështu që me zemër nuk mundem ta refuzojë. Kurse nëse vjen puna tek kërkesa, do t’i kërkoja të na ndihmon për rrritjen e pensioneve.

Çfarë e bën të lumtur ministrin Abrashi?

Abrashi: Lumturinë e gjeta në mesin e tuaj (hahaha). Në fakt, të lumtur më bën, kur e shoh që puna ime ka impakt pozitiv për qytetarët e Kosovës.ë botë!