Aktuale

Arban Abrashi takohet me përfaqësues të Këshilit të Evropës

Ministri i Punës dhe Mirëqënies Sociale, Arban Abrashi ka zhvilluar takim pune me delegacionin e Këshillit të Evropës të udhëhequr nga Nils Muizniesk, komisioner për të drejtat e njeriut.

Si tema aktuale për Kosovë rreth të cilave u interesuan edhe delegacioni nga Këshilli i Evropës ishin çështja e personave të riatdhesuar, të zhvendosurit e brendshëm, skemat sociale dhe pensionale për grupet e cenuara, veçanërisht ato me theks tek komunitetet romë, ashkali dhe egjiptas, skemat për kategoritë e dala nga lufta, etj, raporton lajmi.net

Gjatë takimit, ministri Abrashi parashtroi edhe çështjen e viktimave të dhunës seksuale në luftën e fundit në Kosovë me ç’rast potencoi vullnetin dhe përkushtimin e tij që këto viktima të trajtohen denjësisht përmes kujdesit institucional. Abrashi theksoi se procesi po ecën mjaft mbarë duke u shprehur se pret që të mbijetuarit e kësaj dhune të fillojnë të kompensohen qysh këtë vit.

Ndërkaq, udhëheqësi i delegacionit nga Strasburgu, Komisioneri Muižnieks u nda mjaft i kënaqur nga ato që u prezantuan në takim duke e informuar ministrin Abrashi edhe për qëllimin e vizitës së delegacionit të Këshillit të Evropës e cila është e fokusuar kryesisht në drejtësinë tranzicionale dhe lirinë e mediave në Kosovë. /Lajmi.net/