Rajon & Botë

Arabia ua ndalon shtetasve veshjet kombëtare jashtë shtetit

Shtetasve të Emirateve të Bashkuara Arabe po u kërkohet që të mos veshin veshje kombëtare jashtë rajonit, disa ditë pasi një person nga Emiratet e Bashkuara ishte ndaluar në SHBA.

Ahme dal-Menhali, një biznesmen ishte arrestuar pasi kishte veshur rrobat tradicionale në një hotel në Ohajo, transmeton  Klan Kosova.

Mediat në Ohajo kanë thënë se një punëtor ishte frikësuar pasi kishte menduar se ai kishte të bëjë me ISIS-in.

Ministria e Brendshme e Emirateve të Bashkuara Arabe ka nxjerrë këshilla të shtunën duke u bërë thirrje qytetarëve që të jenë të kujdesshëm në lidhje me rrobat që veshin kur dalin jashtë vendit.

Shtetasit e UAE duhet të shmangin kostumet tradicionale “për të ruajtur sigurinë e tyre” ka thënë ministria.