Fun

Arabia Saudite liron fëmijën që vallëzoi me këngën “Makarena” (Video)

Ministria e Punëve të Brendshme e Arabisë Saudite njoftoi sot se ka liruar djaloshin 14-vjeçar, i arrestuar më herët nga policia për shkak të vallëzimit në rrugë derisa po dëgjonte këngën “Makarena”.

Në video-klipin e publikuar në rrjetet shoqërore, shihet se si fëmija luan nën ritmet e hitit të madh të viteve nëntëdhjeta, para një automobili i cili qëndron në semafor.