Rajon & Botë

Arabia Saudite: Asnjë vend i botës nuk është më i përkushtuar se ne për ta luftuar terrorizmin (Video)

 

Asnjë vend në botë nuk është më i përkushtuar se Arabia Saudite për ta luftuar terrorizmin, sipas ministrit të Jashtëm të mbretërisë saudite, Adel al-Jubeir.

I pyetur nëse ISIS po e humb luftën kundër rebelëve që mbështeten nga Arabia Saudite në Siri, Adel al-Jubeir ka thënë për Channel 4 News: “ISIS do ta humbë këtë luftë. Nuk ka dyshim për këtë,” transmeton Express.

“Koalicioni ndërkombëtarë i ka burimet e veta, i ka njerëzit, paratë, teknologjinë dhe vullnetin,” ka thënë ajo.

Më pas, ai u pyet nëse lloji i ISIS-it i ekstremizmit suni mund të shndërrohet ngadalë në një formë tjetër pasi që të mposhtet, ai u përgjigj: “Jemi duke bërë gjithçka për ta luftuar ekstremizmin.”

“Nuk besoj që ekziston ndonjë vend në botë që është më i përkushtuar dhe vendosur se ne, apo që ka shpenzuar më shumë burime dhe ka bërë më shumë përpjekje se Mbretëria e Arabisë Saudite për ta bërë këtë,” ka thënë ai./Express/