Aktuale

Apostova flet për kushtin e demarkacionit për vizat

Shefja e Zyrës së Bashkimit Evropian në Kosovë, Natalya Apostova iu ka përgjigjur deputetit të AAK-së, Palë Lekaj, lidhur me kushtëzimin e demarkacionit me Malin e Zi për liberalizimin e vizave, duke thënë se ai kusht është parashtruar si një problem teknik që është politizuar.

Apostova tha se  BE nuk është duke aplikuar asnjë kusht më shumë për shkak se synojnë që Kosovën ta mbajnë larg nga BE-ja.

“E kemi parashtruar si problem teknik dhe zgjidhet shumë lehtë por për fat të keq, ky problem është politizuar”, tha ajo.

Ajo shtoi se prioritetet përcaktohen sipas vendit dhe në Kosovë do të jetë sundimi i ligjit, lufta e korrupsionit, ndërtimi i institucioneve të drejta dhe të fuqishme.

“Kosova duhet të ndihmoj vetveten duke pasur storje pozitive, që do t’i ndihmojë në përmirësimin e imazhit të saj jashtë,”, tha Apostolova./KosovaPress/