Pas takimit të ambasadorëve të vendeve të huaja me Kryetarin e Kuvendit të Kosovës Kadri Veselin dhe shefen e zyrës së BE-së, në Kosovë Natalya Apostolova, kjo e fundit ka thënë se ratifikimi i demarkacionit është i rëndësishëm për Kosovën dhe qytetarët e saj.
Apostolova tha se këtë mëngjes ishte një takim i zakonshëm me ambasadoret e vendeve të ndryshme, ku u diskutua për disa çështje në interes të Kosovës.
“Mendoj qe është një rast i mirë për Kosovën dhe qytetarët e saj, nëse Kuvendi i Kosovës e ratifikon demarkacionin kjo do të ishte një mundësi e mirë për Kosovën dhe qytetarët e saj që të fitojnë në të ardhmen liberalizimin e vizave”, tha Apostolova.