Grupi për Studime Juridike dhe Politike (GLPS) ka mbajtur tryezën me temën “Të rikujtojmë të dukshmen: Raporti i Komisionit Evropian për Kosovën”.
Ministrja e Integrimit Evropian, Dhurata Hoxha, tha se po bëjnë përpjekje që procesi i integrimit evropian të jetë më gjithëpërfshirës.
“Më vjen shumë mirë që gjithëpërfshirja në këtë proces ka shënuar rritje të vazhdueshme dhe të gjithë jemi të interesuar të shohim një progres në rrugën për Integrimin Evropian.“
Na duhet një dinamikë më e shpejtë në këtë rrugë dhe gjithsesi gjithëpërfshierja është e nevojshme. Të flisje para sa viteve për raportin e vendit nuk e ka pasur vëmendjen që e ka sot, dhe ky është një sukses. Ministria e Integrimit Evropian janë duke u përpjekur që procesi i integrimit Evropian të jetë më gjithëpërfshirës”, tha Hoxha.
Minstrja e Integrimit Evropian shtoi se në raportin e ardhshëm nga Komisioni Evropian për Kosovën, nuk duhet të ketë rekomandime të përsëritura, duke shtuar se për analizat e këtyre rekomandimeve këtë javë do tëmblidhet edhe Këshilli Ndërministror për diskutime të brendshme.
“Institucionet e Kosovës kanë filluar qysh dje me pranimin e raportit dhe analizën e raportit dhe të shohim veprimet se çka duhet të bëjmë që raporti i ardhshëm të jetë më i mirë. Nuk duhet që në raportin e ardhshëm të kemi rekomandime të përsëritura. Në raport të vendit kemi parë që kemi progres, nuk është që nuk kemi pasur progres, sidomos në reformat e sundimit të ligjit poashtu edhe në reformat e administratës publike”, shtoi Hoxha.
Ndërsa shefja e zyrës së BE-së, Nataliya Apostolova, tha se ky raport nuk paraqet përmbushjen e kritereve për liberalizim, por një pasqyrim të asaj se cka po ndodhë në vendin tonë.
Apostolova shtoi se pas rekomandimeve nga Komisioni Evropian, Kosova duhet të marren seriozisht dhe të ketë sa më shpejtë një plan veprimi.
“Unë dua të fillojë nga pika se çka është ky raport, ky raport nuk është një përmbushje e kritereve për liberalizim, pasi që Kosova sipas raportit veç se i ka përmbushur ato. Ky raport është i detajuar në të gjithë sektorët dhe arritjet që ka bërë Kosova. Numri i ligjeve dhe reformat e ligjit kanë ngecur”. “Ky raport prezanton atë që momentalisht është një qasje e mirë dhe një zotim i rëndësishëm i administratës së tanishme. Ata që kanë avancuar shumë me raportin është Maqedonia Veriore, ajo ka shtuar një progres mjafta të mirë. Nuk duhet të mos shpërqendrohemi nga çështjet politike në Kosovë. Këto reforma janë me rëndësi që ta bëjnë Kosovën një vend më të mirë për të jetuar”.
“Këto 110 faqe janë një analizë e jashtëzakonshme e detajuar nga ekspertët më të mirë andaj duam që edhe ju të ecni përpara dhe që sa më shpejtë të keni një plan veprimi për këto rekomandime. Raporti është veç një pasqyrim se çka po ndodhë në Kosovë, qoftë të mira apo të këqija. Ky raport flet për çështjen e veteranëve, mos meritokracinë, numrin e madh të ministrave e zv.ministrave”, tha Apostolova.
Drejtoresha Ekzekutive e Grupit për Studime Juridike dhe Politike, tha se integrimi evropian në Kosovë ka humbur momentumin pasi që elita kosovare nuk ka arritur ta mbajë agjendën evropiane.“
Sipas Loxhës, GLPS-ja, i rekomandon Qeverisë së Kosovës, të miratojë ligjin për qeverinë dhe të zvogëlojë numrin e ministrave dhe zëvendësministrave.
Kurse, Arton Demhasaj, drejtor ekzekutiv nga Organizata Çohu, tha se është e nevojshme nxjerrja e një ligji civil që rregullon çështjen e konfiskimit të pasurisë të paligjshme.“