Aktuale

Apostolova liderëve kosovarë: Mendoni për qytetarët

Shefja e Zyrës së BE’së në Kosovë Nataliya Apostolova, u ka bërë thirrje publike politianëve kosovarë në duart e të cilëve është ‘fati’ i qytetarëve, të mendojnë për ta dhe të votojnë demarkacionin me Malin e Zi.

Siç shkruan ajo në twiter, gjetja e konsensusit për votimin e e demarkacionit tregon lidership, raporton Gazeta Metro.

” Gjetja e konsensusit për votimin e demarkacionit tregon lidership. U bëj thirrje politikanëve të Kosovës të mendojnë për qytetarët e Kosovës dhe për rininë e Kosovës”, ka shkruar ajo në Twitter.

Ndërkohë, pak më parë Burime të Gazetës Metro thanë se subjektet politike nga pozita dhe opozita tashmë kanë arritur të pajtohen lidhur me Projektligjin për Shënjimin e Kufirit Shtetëror mes Kosovës dhe Malit të Zi, pas një takimi të gjatë që është mbajtur në zyrën e Kryeparlamentarit Kadri Veseli.

Sipas të njëjtave burime, të gjithë përfaqësuesit nga partitë politike shqiptare të përfaqësuara në Kuvendin e Kosovës, PDK, LDK, AAK, NISMA, me përjashtim të Vetëvendosjes, janë pajtuar për ratifikimin e Marrëveshjes për Demarkacionin me Malin e Zi.

Ndryshe, Veseli edhe gjatë ditës kishte ftuar disa takime, në tentim për të gjetur një zgjidhje lidhur me votimin e Demarkacionit./Gazetametro.net