Shefja e Zyrës së BE-së në Kosovë Nataliya Apostolova ka bërë thirrje sot që sa më shpejt të formohen institucionet e Kosovës.
Sipas Apostolovës situata aktuale politike në të cilën është Kosova vetëm sa e pengon atë në rrugën drejt zhvillimit.
Këto komenta Apostolova i ka dhënë gjatë nënshkrimit të memorandumit të bashkëpunimit me KQZ-në për vëzhgimin e zgjedhjeve lokale në Kosovë.
Kryetarja e KQZ-së, Valdete Daka me këtë rast ka thënë se KQZ do t’i merr të gjitha rekomandimet që dalin nga misioni vëzhgues i BE-së dhe se vëzhgimi i zgjedhjeve vetëm sa e rrit besimin, ndërsa shtoi se nga misionet e huaja presin që t’i dorëzojnë kërkesat e tyre për vëzhgues të zgjedhjeve./KosovaPress/