Aktuale

Apeli ua vërteton dënimin të akuzuarve për terrorizëm

Gjykata e Apelit ua ka refuzuar ankesat pesë të akuzuarve për terrorizëm duke ua konfirmuar kështu aktgjykimin e shpallur nga Gjykata Themelore në Prishtinë i datës 18 korrik.

Të akuzuar janë B.L.,G.H.,M.H.,E.L. dhe F.M.

Sipas këtij aktgjykimi katër nga të akuzuarit janë gjetur fajtor se bashkërisht kanë kryer  veprën penale: përgatitje e veprave terroriste ose veprave kundër endit kushtetues dhe sigurisë së Republikës së Kosovës, ndërsa njëri nga ta për: ndihmë për kryerjen e veprës penale të terrorizmit.

Po ashtu dy nga pjesëtarët e këtij grupi, janë shpallur fajtor edhe për veprën penale: mbajtje në pronësi, kontrolle, ose posedim të pa autorizuar të armëve.

I akuzuari B.L. është dënuar me 13 vjet burgim, G.H. me 12, M.H. me 10 vjet e tre muaj, E.L. me 10, dhe F.M. me 4 vjet burgim.

“Gjykata e Apelit konstatoi se pretendimet e avokatëve mbrojtës për vërtetimin e gabuar dhe jo të plotë të gjendjes faktike, nuk qëndrojnë, dhe si të tilla janë të pa bazuara. Po ashtu kjo gjykatë vlerëson se gjykata themelore e ka aplikuar drejë ligjin penal, dhe se të akuzuarve u ka shqiptuar dënime të cilat janë në harmoni me intensitetin e rrezikshmërisë shoqërore dhe shkallen e përgjegjësisë penale të akuzuarve”, thuhet në komunikatë./KosovaPress/