Gjykata e Apelit e Kosovës, e ka refuzuar si të pa bazuar ankesën e mbrojtësit të pandehurit Milaim Zeka kundër caktimit të masës se arrestit shtëpiak prej 1 muaji nga ana e Gjykatës Themelore në Prishtinë.
M.Z. po dyshohet nga ana e Prokurorisë Speciale për veprën penale “Pjesëmarrje ose organizim i grupit kriminal të organizuar” lidhur me veprën penale “Mashtrim” si dhe “ Shmangie nga tatimi”.
Gjykata e Apelit vlerëson se gjykata e shkallës së parë, ka gjetur të drejtë se meqenëse ekziston dyshimi i bazuar se i pandehuri ka kryer veprat penale të lartcekura, ka bazë ligjore për caktimin e masës së arrestit shtëpiak.