ShowBiz

Anxhelina Hadërgjonaj duket seksi edhe në veshje sportive

Ka kohë që është larguar nga muzika.

Por Anxhelina Hadërgjonaj mbetet si një nga femrat më të bukura shqiptare. Linjat e saj trupore e fytyra natyrale e bën atë të radhitet në mesin e këngëtareve më atraktive.

Anxhelina ka vite që është shpërngulur në Amerikë, vend ku edhe po vijon studimet, ndërsa kohë pas kohe po kthehet për evente e vizita familjare edhe në Shqipëri, por edhe Prishtinë.

Ajo shquhet edhe për stilin e saj unik, këtë e tregojnë edhe fotografitë e saj e fundit. Me veshje sportive e me taka, ajo duket në trend me modën e fundit, teksa shfaq edhe linjat trupore thuajse perfekte.