ShowBiz

Anxhelina, grimohet nga make up artistja e njohur botërore e Kim Kardashian! (Foto)

Këngëtarja Anxhelina Hadërgjonaj ka kohë që nuk është paraqitur në skenën tonë muzikore. Ajo ishte mjaft aktive vite më parë në muzikë, por që më pas ndërpreu gjithçka për tu nisur drejt studimeve në Amerikë.

Megjithatë ajo ka bërë të ditur se do të rikthehet shumë shpejt me një projekt të ri muzikor në gjuhën angleze, që do të jetë gati për tregun amerikan.

E kur jemi tek karriera e këngëtarëve jasht vendit, sigurisht që është shumë e vështirë ta arrish, por Anxhelina ia ka vënë vetes këtë qëllim.

Këngëtarja së fundmi ka treguar edhe se bashkëpuntorët e saj, janë mjaft të famshëm, dhe që kujdesen për disa fytyra të njohura publike.

Së fundmi, ajo ka publikuar në llogarinë zyrtare në Instagram disa fotografi, ku shihet e grimuar në mënyrë të shkëlqyer nga make up artistja e njohur botërore Ariel, që grimon emrat e njohur si Kim Kardashian, Kylie Jenner etj.

Urojmë që edhe kompozitorët e këngëve të ardhshme të Anxhelinës, të jenë kompoziorë të artistëve me emër në Amerikë./Telegrafi/