Të gjithë e kujtojmë ditëlindjen e fundit të modeles Anxhela Martini, së cilës iu bë një surprizë përrallore nga i dashuri i saj, Dragos.
Për ditëlindjen e tij edhe Anxhela mendoi t’i organizonte një surprizë dhe diçka të tillë e kanë shpërndarë të dy në rrjete sociale. Megjithatë, detaji që ka rënë në sy janë statujat me simbolin e çmimit Oskar që ka realizuar Anxhela. Në një nga statujat shkruan: “I dashuri më i mirë” dhe në tjetrën “Mbretëresha më e mirë e dramës”. Mesa duket Anxhela i ka dhënë “çmim” vetes, por edhe të dashurit të saj duke e klasifikuar si të dashurin më të mirë të saj./Gazeta Express/
