Vazhdimi i gjykimit për rastin “Kumanova”, që ishte parashikuar të mbahej sot, është anuluar për shkak se trupi gjyqësor është duke shqyrtuar propozimet e palës mbrojtëse dhe Prokurorisë për dëshmi të reja.
Gjithashtu trupi gjyqësor ka dy ditë kohë, sot edhe nesër, për të vendosur nëse do pranojë dëshmitë plotësuese që ka propozuar, pikërisht, pala mbrojtëse dhe Prokuroria. Seance e ardhshëm do te mbahet ditën e mërkurë më 17 maj.