Ka më shumë se një muaj që kur është shpallur konkursi për kryeshef ekzekutiv të Byrosë Kosovare të Sigurimit, pozitë për të cilën aplikuan njerëz shumë të kualifikuar, por që u përzgjodh ai me më së paku përvojë dhe kualifikim.
Siç kishte raportuar Indeksonline në vazhdimësi për këtë konkurs me të cilin ishin bërë shumë shkelje ligjore, BKS kishte kërkuar nga Banka Qendrore e Kosovës që të aprovoj kandidatin Anim Sahiti për drejtor të saj.
Mirëpo, Indeksonline ka siguruar vendimin e BQK’së përmes të cilit nuk e aprovon kërkesën e byrosë për emërimin e Naim Sahitit në pozitën e kryeshefit.
Në vendimin e BQK-së thuhet se konkursi fillimisht nuk është shpallur në dy gjuhë zyrtare, ashtu sic parashihet me ligj, duke e konsideruar atë të pavlefshëm.
BQK ka kërkuar nga asambleja e përgjithshme e BKS-së që në afat sa më të shkurtër kohor të rishpall konkursin për kryeshef ekzekutiv. /Indeksonline/
