Aktuale

Anulohet koncerti i paraparë të mbahet sonte në Prishtinë

Kushtet atmosferike kanë bërë që të anulohet një koncert i paraparë të mbahet sonte në sheshin ‘Zahir Pajaziti’ në Prishtinë.
Koncerti planifikohej të mbahej në kuadër të festimeve për 10 vjetorin e pavarësisë së Kosovës.

Se koncerti nuk do të mbahet kanë konfirmuar vetë organizatorët.

“Ju njoftojmë se për shkak të kushteve klimatike, koncerti i planifikuar që të mbahet sonte është anuluar. Me kohë ju njoftojmë për koncertin e radhës. Ju falënderojmë për mirëkuptim! #kosova10”, thuhet në njoftim.

Më 17 të këtij muaji Kosova feston një dekadë shtet.

Lexo më shumë në: http://www.gazetaexpress.com/lajme/anulohet-koncerti-i-parapare-te-mbahet-sonte-ne-prishtin-498053/?utm_source=referral&utm_medium=web&utm_campaign=copyright