Rajon & Botë

Anulohet ceremonia e ndarjes së çmimeve Nobel

Koronavirusi bëhet shkak që të anulohet ceremonia e ndarjes së çmimeve “Nobel”.

Fondacioni Nobel, i cili administron çmimet Nobel, të martën anuloi ceremoninë e tij tradicionale që mbahet në dhjetor, për shkak të pandemisë koronavirus dhe tha se ceremonitë e ndarjes së çmimeve do të mbaheshin në “forma të reja”, shkruan Yahoo, transmeton lajmi.net.

Kjo është hera e parë që nga viti 1956 që ceremonia është anuluar, sipas fondacionit.

Ngjarja tradicionalisht shënon fundin e të ashtuquajturës javë Nobel, kur fituesit e çmimeve të këtij viti janë të ftuar në kryeqytetin suedez Stokholm për fjalime dhe ceremoninë e ndarjes së çmimeve.

“Java e Nobelit nuk do të jetë ashtu siç ndodh zakonisht për shkak të pandemisë aktuale. Ky është një vit shumë i veçantë kur të gjithë duhet të bëjnë sakrifica dhe të përshtaten me rrethanat plotësisht të reja,” tha Lars Heikensten, drejtori i fondacionit Nobel, tash e një deklaratë .

Heikensten shtoi se laureatët dhe puna e tyre do të theksoheshin në “mënyra të ndryshme”, duke lënë të kuptohet se fituesit e çmimeve do të merrnin çmimet e tyre në vendet e tyre të lindjes ose në ambasada.

Tradicionalisht, fituesit e çmimeve bashkohen me familjen mbretërore suedeze dhe rreth 1.300 të ftuar për ngjarjen në Bashkinë e Stokholmit pas ceremonisë së ndarjes së çmimeve – mbajtur më 10 dhjetor, përvjetorin e vdekjes së themeluesit të çmimeve Alfred Nobel.

Fituesit, përveç laureatëve të çmmit të Paqes, të cilët nderohen në Oslo, zakonisht japin fjalime gjatë darkës.

the authorGazetaKNN