Aktuale

Anton Berisha sërish mohon deklaratën për Burundin

Zëvendësministri i Punëve të Jashtme, Anton Berisha ka reaguar sërish për deklaratën e tij, që lajmi.net e ka publikuar të plotë, për ta sqaruar opinionin, se çfarë saktësisht ka thënë z.Berisha.

Para se ta publikojmë reagimin e z.Berisha, lajmi.net sqaron edhe një herë zëvendësministrin se lajmi.net ka publikuar bisedën komplet, pa asnjë ndërhyrje për ta vërtetuar atë që keni deklaruar.

z.Berisha, fjala publike ka peshë, dhe këtë duhet ta kuptoni. Është krejt e pa sinqertë dhe sjellje jo korrekte, nëse tentoni të hidhni fajin tek lajmi.net për shkak të deklaratave tua, që janë publike.

Të hedhësh fajin diku tjetër, për atë që keni thënë dhe të bësh akuza, nuk i përkon një zyrtari shtetëror, që para dite flet diçka tjetër, e pas dite e mohon atë që ka thënë. Për fat janë incizimet z.Berisha që e vërtetojnë atë që keni deklaruar.

z.Berisha, para se të kërkosh etikë nga mediat, këtë duhet ta kërkosh nga politika, që veç etikë nuk kanë. Lajmi.net merr çdo përgjegjësi, për çdo publikim, dhe për shkak të opinionit, ne kemi publikuar komplet bisedën që po e përsërisim prapë:

Ky është reagimi i dytë i z.Berisha që e ka bërë në rrjetin social Facebook:

Lajmi.net ka vazhduar temen e siç po e quajne ate te ‘vertetes’ se deklarates time rreth njohjeve duke abuzuar me miresjelljen time.

Po e citoj lajmi.net:

“Nuk ka asnjë peshë as njohja as mos njohja e Burundit, besoj që Serbia do të bëjë tema të kësaj natyre që me kontestu Pavarësinë e Kosovës. Jemi në Pavarësi, në ditë feste ajo merr një shtet herë Burundi e herë Guineja Bisau edhe bën kësi tema të kota, ata veç po e riciklojnë temën”, kishte deklaruar Berisha për portalin lajmi.net, më 17 shkurt”.

Eshte gazetari dhe redaksia qe e merr pergjegjesine e korrektesise se transmetimit te bisedes dhe pershtatjes se saj. Te presh fjaline dhe ta nxjerresh nga konteksti edhe mund t’ia nderrosh kuptimin.

Por, edhe ne kete variant mund te kuptohet se eshte fjala per Serbine dhe se si ajo e shehe problemin. Qartazi i kam kerkuar gazetarit qe ne festen e Pavaresise nuk kemi pse te merremi me Serbine ne kontekstin se per ata nuk qon peshe a na ka njohur ky shtet apo ai shtet por e rendesishme eshte qe te riciklojne tema te kontestimit.

Kjo ka ndodhur me Burundin, Guineja Bisaun, ka vazhduar me Çekine e do te vazhdoj ne çdo situate.

Gazetari eshte ne dijeni te plote qe une i kam perseritur sa e sa here, se çdo njohje per Kosoven eshte e mireseardhur dhe e nevojshme, dhe se ketu ishte fjala per kotesine e renies ne kurthin e temave qe imponon diplomacia serbe.

Kjo le te mbetet ne ndergjegjen dhe etiken profesionale.

Sigurisht qe une nga pozita e zv.ministrit te jashtem nuk marr asnje pergjegjesi per adoptimet dhe shkrimet e te tjereve ngase pergjegjesia ime shtrihet ne deklaratat origjinale dhe dokumentet zyrtare te nenshkruara nga une.