Anton Berisha i AAK-së është bërë zëvendës ministër në Ministrinë e Punëve të Jashtme. Këtë e ka bërë të ditur vetë Berisha përmes një statusi në Facebook.
Ai thotë se eksperiencën e tij në organizata ndërkombëtare, institucione vendore dhe diplomatike do të mundohet ta shfrytëzoj për një angazhim të plotë në te mirën e vendit.
“Kam pasur takim përmbajtjësor me kryeministrin dhe kryetarin e AAK-së, z. Ramush Haradinaj.
Jemi dakorduar për një angazhim te plote politik timin institucional në pozitën e zv.ministrit në Ministrinë e Punëve te Jashtme dhe të angazhimit me aktiv politik ne AAK.
Eksperiencën time ne organizata ndërkombëtare, institucione vendore dhe diplomatike do te mundohem ta shfrytëzoj për një angazhim të plotë në të mirën e vendit tim”, ka shkruar ai.