Njeriu që vuante nga dhimbje të vazhdueshme në stomak zbuloi se ato ishin pasojë e rrjedhjes së gazit nga çakmaku për cigare, të cilin e kishte përbirë.
Ai kishte shkuar në spital në gusht të vitit 2016, me ankesë për dhimbje në stomak dhe vjellje, thuhet në raportin lidhur me rastin të publikuar këtë vit, transmetojnë mediat britanike.
Raporti është publikuar në revistën “Case Reports in Emergency Medicine”.
Në rastin e këtij 49-vjeçari, xhirimi i rëntgenit ka treguar praninë e çakmakut në stomakun e tij, transmeton KosovaPress.
Për shkak të kimikaleve, të cilat kanë rrjedhë prej tij, personi ka fituar ulcerën.
Megjithatë, çakmaku është nxjerrë nga stomaku dhe personi është rikuperuar pas tetë javësh, pas marrjes së barnave kundër ulcerës.
Nuk dihet se si ka ardhur deri te përbirja e çakmakut, por ky është rasti i tretë i regjistruar në historinë e medicinës.
Po ashtu, i njëjti pacient i është nënshtruar edhe operacionit laparoskopik për shkak se kishte përbirë lugën.