Rajon & Botë

Ankaraja dhe Moska bien dakord për një armëpushim në të gjithë Sirinë

Turqia dhe Rusia ranë dakord për një marrëveshje armëpushimi që pritet të hyjë në fuqi në çdo moment në Siri, njoftoi agjencia turke e lajmeve Anadoll.

“Ky plan synon të zgjerojë armëpushimin në Alepo në të gjithë vendin, duke përjashtuar grupet terroriste”, thekson agjencia turke e lajmeve.

“Në rast suksesi, kjo marrëveshje do të jetë baza e negociatave politike mes regjimit dhe opozitës që Moska dhe Ankaraja kërkojnë të organizojnë në Astana, Kazakistan”, sipas agjencisë Anadoll.