Rajon & Botë

Anija ruse ndahet në dysh dhe fundoset në det (Foto)

Një anije mallrash me 12 persona në bord është fundosur në Detin e Zi, pasi që ishte ndarë në dysh.
Ekipet e shpëtimit kanë kryer operacione kërkimi sot në mëngjes, ndërsa zyrtarët rusë kanë thënë se një person është shpëtuar, transmeton Express.

Dy trupa janë gjetur, ndërsa nëntë janë zhdukur.

Agjencia e marinses ruse tha se anija “Geroi Arsenala” me peshë 3.500 tonë u nda në dysh rreth orës 3.40 të mëngjesit të sotëm.

Erërat e forta e kanë penguar kërkimin për të mbijetuar.

Nëntë nga anëtarët e bordit vinin nga Ukraina, dy nga Rusia dhe një nga Gjeorgjia. Anija po bartte drithëra nga Rusia për në Turqi./Express/