Pesë persona janë arrestuar mbrëmë në Angli gjatë një operacioni kundër terrorizimit në dy qytete, Birmingham dhe Stoke.
Sipas policisë së West Midlands, ata janë arrestuar nën dushimin se do të mund të kryenin, përgatisnin apo nxisnin akte terroriste, transmeton Express.
Në mesin e të arrestuarve janë tre të rinj të moshës 18 vjeçare, të cilët kanë përfunduar në pranga pikërisht në Birmingham dhe dy persona të tjerë të moshës 32 dhe 37 vjeçare, të kapur në zonën e Stoke, në Staffordshire.