ShowBiz

Angelina Jolie para refugjatëve: “Të gjithë liderat botëror të mblidhen për të zgjidhur konfliktin sirian”

Angelina Jolie ka vizituar një prej kampet më të mëdha të refugjatëve në Jordani , ditën e djeshme, ne kuadër të nismave për të mbrojtur të drejtat e refugjatëve.

Aktorja, e cila është përfaqësuesja e agjencisë së refugjatëve dhe “UNHCR”, vizitoi kampin për të katërtën herë, për të nxjerrë në pah kështu gjendjen e miliona njerëzve që kanë lënë Sirinë.

“Mbi gjysma e refugjatëve në Jordani janë nën 18 vjeç . Fëmijët e mi janë të kësaj moshe – tha Jolie të premten në kampin e refugjatëve në Azraq, për viktimat e luftës civile në Siri- Ashtu si çdo prind tjetër, është e pamundur për mua të mos imagjinoj si do ishte po të ndodheshin fëmijët e mi në këtë situatë.”

Ja fjalimi i plotë i aktores: