Aktuale

Angelika Viets: Zgjedhjet të mbahen më 2018 (Video)

Ambasadorja gjermane në Kosovë, Angelika Viets, ka thënë se zgjedhjet në Kosovë duhet të mbahen në vitin 2018, ashtu siç edhe janë të parapara në mënyrë të rregullt.

Sipas saj, nëse zgjehdjet mbahen në një afat tjetër nga ky i 2018-së, Kosova do të ketë ngecje në të gjitha reformat në të gjitha fushat, njofton Klan Kosova.

Këto komente ambasadorja Angelika Viets, i bëri gjatë lansimit të projektit ‘’Forcimi i formulimit të politikave dhe hartimit të legjislacionit’’, projekt ky i cili përkrahet nga Bashkimi Europian dhe shteti i Gjermanisë.