Kancelarja e Qeverisë së Gjermanisë, Angela Merkel ndërpret pushimet dhe do të dalë të enjten e ardhshme në një konferencë shtypi në sallën e konferencave në parlamentin gjerman. Bëhet fjalë për një konferencë shtypi, ku zakonisht bëhet bilanci i sesionit parlamentar, një takim klasik veror i kancelares me gazetarët e kryeqytetit gjerman, raporton Gazeta Blic.
Këtë vit, kjo konferencë ishte parashikuar të zhvillohej në fund të gushtit, pas pushimeve verore, por atentatet terroriste dhe tragjedia e Mynihut e shtynë kancelaren ta afronte në kohë këtë konferencë shtypi e cila do të ketë karakter të konferencës së jashtëzakonshme.
Berlini zyrtar hapi dyert për më shumë se 1 milion refugjatë edhe krahas kritikave në opinion dhe rritjen e ekstremizmit djathtist. Angela Merkel tanimë e kishte patjetër të shpjegojë se politika e qeverisë së saj ndaj refugjatëve nuk është shkak për terrorizmin në rritje dhe porositi se refugjatët nuk duhet të barazohen me terroristët, por pa marrë parasysh këtë, presioni ndaj Merkel sa shkon vetëm rritet.
Përndryshe tri nga katër sulmet vdekjeprurëse javën e kaluar janë realizuar nga refugjatët që kanë kërkuar azil në Gjermani: një afganas dhe dy sirianë.
Vjeshtën e vitit që vjen Gjermania do të ketë zgjedhje të përgjithshme. /Gazeta Blic/