Aktuale

Angela Merkel ia bën 8 me 2 shtetit evropian që nuk e ka njohur pavarësinë e Kosovës

Kancelarja gjermane Angela Merkel do të vizitojë gjatë ditës, së sotme Athinën. Për këtë arsye kryeqyteti i Greqisë është blinduar i gjithi nga forca të shumta policie.

Merkel ka udhëtuar drejt shtetit grek, për të bindur Athinën zyrtare që të përshpejtojë aprovimin e marrëveshjes së Prespës për emrin e Maqedonisë.

Mesa duket kancelarja gjermane i ka vendosur ultimatumin Greqisë, ose e thënë ndryshe ia ka bërë tetë me dy, pasi kërkon që marrëveshja mes Shkupit dhe Athinës të mbyllet sa më parë, kjo për t’i hapur rrugë Maqedonisë për t’u antarësuar në Bashkimin Europian.

Se Greqia është një nga shtetet problematike të Evropës, tregon edhe fakti se ky shtet është një nga pesë anëtarët e Bashkimkit Evropian që nuk e ka njohur Pavarësinë e Kosovës.

the authorBurbuqe Metolli