Rajon & Botë

Angela Merkel e viziton vendin ku u krye sulmi në Berlin, vendos lule (Foto)

Kancelarja gjermane, Angela Merkel, e ka vizituar para pak çastesh vendin në Berlin, ku mbrëmë humben jetën 12 persona dhe u lënduan 48 të tjerë, në një sulm që po konsiderohet të ketë qenë terrorist.

Ajo ka vendosur lule në vendin ku civilë të pafajshëm humbën jetën në marketin e Krishtlindjeve, pasi një i dyshuar i shtypi ata me kamion, transmeton Express.

Merkel ka thënë se është e tronditur dhe e pikëlluar thellësisht nga ky sulm./Express/