Anëtarja e kryesisë qendrore e Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Fitnete Bejta ka sulmuar ashpër me anë të një deklarate, deputetët e Lëvizjes Vetëvendosje për bojkotin që që i bënë këta të fundit simboleve të shtetit të Kosovës.
Ajo në profilin e saj në facebook ka shkruar se mosrespektimi dhe injorimi i ligjeve e simboleve shtetërore është i paprecedentë madje në disa vende kjo është vepër e dënueshme.
Sipas saj shteti i Kosovës, do të mbijetojë me ose pa politikanë që nuk nderojnë simbolet shtetëror.
Postimi i plotë në facebook:
Vendimi i një partie politike për të bojkotuar simbolet e shtetit të vet është aq qesharak por edhe më shumë për keqardhje.
Shtet nga i cili kjo parti (edhe Lista Serbe) i merrë të gjitha privilegjet por që nuk e njeh.
Mosrespektimi dhe injorimi i ligjeve e simboleve shtetërore është i paprecedentë madje në disa vende kjo është vepër e denueshme( Psh. Mali i zi e ka denimin deri në 2000 euro).
Kur ta mendojmë Republikën e Kosovës duhet t’i mendojmë 13.500 civilët shqiptarë që u sakrifikuan për këtë 17 shkurt.
Shteti ynë, do të mbijetojë me ose pa politikanë që nuk nderojnë simbolet shtetëror sepse çdo ditë po janë më pak.