Zyrtari i Lëvizjes Vetëvendosje, Elvis Hoxha ka komentuar pjesmarrjen e Visar Ymerit së bashku me disa deputetë në seancën solemne të Kuvendit të Kosovës, e cila është mbajtur sot për nder të 10 vjetorit të Pavarësisë së Kosovës.
Hoxha, i është drejtuar Ymerit, duke i thënë që tani duhet ta ratifikojë edhe demarkacionin dhe Zajednicën, duke shtuar se kur njeriu tradhton, atëherë ta bëjë këtë deri në fund.
“Visar Ymeri, tani e tutje, duhet të jesh edhe për Demarkacionin e Zajednicën. Kush tradhton, tradhton deri në skaj. Hajt, të qoftë e mbarë theqafja dhe i rëndë çmimi me të cilin je shitur”, ka shkruar Hoxha në rrjetin e tij në rrjetin social Facebook.