Anëtarët e Lëvizjes Vetëvendosje sot kanë pasur mundësinë të votojnë, nëse duan që Shpend Ahmeti të jetë sërish kandidati i tyre për kryetar të Prishtinës.
“Qendra e Prishtinës sot i mbajti zgjedhjet e brendshme për kandidatin për Komunën e Prishtinës. Zgjedhjet, u organizuan nëpërmjet demokracisë së drejtpërdrejtë – një anëtar, një votë – dhe anëtarët kanë pasur mundësinë të votojnë për kandidatin Shpend Ahmeti në vendvotimet e hapura në të gjitha pikat e Qendrës së Prishtinës”, thihet në njoftimin e Vetëvendosjes, transmeton KosovaPress.
VV nuk ka bërë të ditur se sa ka qenë pjesëmarrja e anëtarëve dhe cili është rezultati i votimeve.