Presidenti i Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi, sot e ka kompletuar përbërjen e re të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve.
Anëtarët e rinj të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, sipas propozimeve të Grupeve Parlamentare dhe të partive politike parlamentare të komuniteteve të përfaqësuara në Kuvendin e Kosovës, sot e kanë dhanë betimin para presidentit Thaçi se do t’i kryejnë me nder detyrat e tyre.
“Anëtarët e rinj të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, sot e dhanë betimin se do t’i kryejnë në mënyrë të ndershme, besnike, të paanshme, profesionale dhe të ndërgjegjshme të gjitha detyrat e tyre”, ka thënë presidenti Thaçi, pwrcjell FaktePlus.
Këta janë anëtarët e rinj të Komisionit Qendror Zgjedhor, të cilët dhanë betimin para presidentit Thaçi:
Sami Kurteshi, VV
Alim Rama, VV
Sami Hamiti, LDK
Arianit Elshani, PDK
Ibrahim Selmanaj, AAK
Nenad Rikalo, Iniciativa Qytetare Lista Serbe
Eshref Vishi, Koalicioni Nisma-AKR-PD
Cemailj Kurtisi, Koalicioni VAKAT
Rifat Krasnic, KDTP
Artan Asllani, PAI/FaktePlus