Emri i saj filloi të komentohej në media qysh para dy vitesh, kur bukuroshja nga Tirana ishte në lidhje me ish fituesin e Big Brother Albania, Anaid Kaloti, shkruan Gazeta Blic.
Flasim për modelen e njohur Oriola Marashi e cila ishte në lidhje dashurie me Anaidin për disa vite, por që tashmë ata i kanë dhënë fund çdo gjëje për arsye që nuk u bën të ditura asnjëherë.
Tani Oriola po synon të futet dhe në tregun muzikor, pasi ajo dhe ka studiuar për muzikë.
Grupi OTR është një nga grupet që pëlqehet shumë, kryesisht nga të rinjtë. Grup ky i kryesuar nga reperi Noizy.
Ndonëse të pakta femrat që janë pjesë e këtij grupi, kujtojmë këtu Encën e cila për disa mosmarrëveshje me Noizyn u largua nga OTR.
E jo pak muaj pas largimit të Encës, grupit OTR iu bashkua Oriola Marashi, e cila është duke punuar fort rreth projekteve të saj, teksa shpesh e shohim duke publikuar pamje nga studio, por që deri tani ende nuk ka lansuar ndonjë projekt.
Përveç muzikës, Oriola këtë kohë është përfolur shumë edhe për paraqitjet e saj provokuese në rrjete sociale.
Çdo publikim i saj në rrjete sociale është më provokues se tjetri, teksa bukuroshja ekspozon linjat trupore, më saktë asetet bombastike që posedon.
Por, krahas gjitha këto ajo është akuzuar shumë edhe për përdorimin e tepërt të photoshop-it, ku shum nga komentet kanë qenë se ajo në realitet ndryshon shumë me atë çfarë shfaqet në fotografi në rrjete sociale.
Së fundmi, e kemi parë teksa ajo ka udhëtuar drejt jugut të Shqipërisë së bashku me anëtarët e grupit ku dhe po publikojnë video dhe foto të ndryshme.
Është Noizy ai që ka publikuar pamje ku djemtë shihen në makinë ndërsa bukuroshen nga Tirana e kanë lënë jashtë saj, më saktë mbi kofano dhe po qeshin me atë çfarë kanë bërë./Gazeta Blic