ShowBiz

Andy Murray bëhet përsëri baba

Tenisti i njohur Andy Murray dhe bashkëshortja e tij Kim Sears kanë mirëpritur në jetë fëmijën e tyre të dytë.

Andy dhe Kim sipas BBC-së janë bërë prindër për herë të dytë disa javë më parë, por nuk e kanë bërë publik lajmin.

Gjyshja e Andyt, Shirley Erskine ka thënë për BBC-në se e gjithë familja është e gëzuar për lajmin e madh.

Mësohet se fëmija është vajzë dhe se ata ende nuk e kanë gjetur një emër të përshtatshëm për të.

Andy dhe Kim janë gjithashtu prindër të një vajze 21 muajshe të quajtur Sofia.