“Ai është i trent”, ishte kënga e cila ende sot na kujton grupin “Tingulli i Trent” dhe këngëtaren e tekst-shkruesen e famshme në atë kohë Fatime Kosumi, e cila pastaj nuk ishte shumë aktive dhe nuk u dëgjua shumë për të.
Pas publikimit të kësaj kënge e si duket Fatimja kishte vendosur të pauzonte pakëz nga skena muzikore për t’u kthyer sot me emrin artistik Andrra, shkruan KosovaPress.
Para 4 muajsh ajo kishte publikuar këngën e saj më të re që është krejtësisht ndryshe nga ato që jemi mësuar t’i dëgjojmë të titulluar “Kalle Llamen”.
Kjo këngë nga qenë projekti i parë që e cila ka tentuar ta sjellë në pah problemin e martesave të hershme të vajzave një problem shumë aktual në shoqërinë tonë viteve te kaluara , por që është i pranishëm edhe sot në përmasa të ndryshme.
“ Kalle Llamen” është këngë që iu këndohet vajzave para se të martohen por në versionin e Andrrës vajzat nuk janë aspak të entuziazmuara për këtë gjë, madje në vallëzimet dhe në qëndrimin e tyre ato nuk shprehin aspak emocion, qëndrojnë indiferente dhe tentojnë që në një formë ta luftojnë një dukuri të tillë.
Andrra sërish ka vazhduar të gjurmojë këngët rapsodike të vendit tonë duke tentuar që të mos harrohet historia. Ajo së fundmi ka sjelle dokumentarin e quajtur “Kengë e Defa- Female Rhapsody in Kosovo” që fokusohet kryesisht të tregojë se si janë realizuar martesat në treva të ndryshme shqiptare shoqëruar me këngë të cilat janë kënduar enkas për këtë ditë.
Dokumentari është i përkthyer edhe në gjuhën angleze dhe zgjat 29 minuta, duke i paraqitur karakteristikat më të veçanta të traditës dhe kulturës tonë.