Analisti Andi Bejtja, nëpërmjet një statusi të shkurtër në FB, ka bërë një “analizë” të shpejtë për jehonën e vizitave të Ramës në Beograd dhe të Ilir Metës në Athinë.
Bejtja duket i zhgënjyer me reagimet e zyrtarëve më të lartë të Qeverisë së Kosovës, pas deklaratave të kryeministrit Rama.
Sipas tij, kjo situatë tregon se aktualisht opsioni i bashkimit të dy shteteve shqiptare është tejet i vështirë, madje ai ironizon duke thënë se Shqipëria më të lehtë duket se e ka të bashkohet me Greqinë.
Statusi në “Facebook” i Andi Bejtjes:
SHQIPERI, KOSOVE, GREQI….
Patem dy vizita te rendesishme kete jave Rama ne Serbi, Meta ne Greqi… Pas ketyre vizitave qe ishin historike se fatkeqesisht apo dhe fatmiresisht prodhuan emocione qe do te ndikojne ne te ardhmen duke mos e lene historine ne vend, sidomos pas reagimeve zyrtare te Prishtines, te krijohet pershtypja se Shqiperia me lehte e ka te bashkohet me Greqine, se sa e Kosova te bashkohet me Shqiperine.. As Haxhi Qamili qe ishte per Shqiperine nga Tirana der ne Elbasan nuk do e enderronte kete…