Pas problemeve me Robert Lewandowskin, te Bayerni ka shpërthyer edhe një yll tjetër. Frank Ribery ka reaguar keq kur është zëvëndësuar në 12 minutat e fundit të ndeshjes ndaj Anderlecht.
Ylli francez e hodhi fanelën duke lëshuar fushën me të shara pas zëvëndësimit. Për ta qetësuar atë në stol shkoi edhe drejtori i klubit, Salihamigjiq ndaj të cilit është dëgjuar duke kritikuar Ancelottin.
Atmosfera në skuadër thuhet se nuk është aspak e mirë dhe se disa lojtarë janë kundër Ancelottit./Indeksonline/
https://www.youtube.com/watch?v=deC-jngMQ7w